VIDEO/ Autokolona e Lom Begajt tërbon keq Erion Braçen
“Arrogantë për të përfituar vetëm 8 minuta”
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet një autokolonë që shoqëronte Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, duke shkaktuar reagime për mënyrën e lëvizjes në trafik.
Në reagimin e tij, Braçe thekson se politikanët shpesh deklarojnë se janë të barabartë me qytetarët, por në praktikë kërkojnë dhe përfitojnë trajtim preferencial, duke u vendosur mbi ta. Sipas tij, kjo sjellje bie ndesh me parimin e barazisë para ligjit dhe krijon irritim te qytetarët që detyrohen të presin në radhë.
Deputeti ndalet veçanërisht te ndërhyrja e policisë, të cilën e konsideron shqetësuese, pasi në vend që të garantojë zbatimin e ligjit dhe rregullit, lehtëson shkeljen e tyre për hir të figurave shtetërore. Ai thekson se hyrja e autokolonës në mes të trafikut, në një rrugë me dy korsi, duke detyruar qytetarët të spostohen, është një veprim i padrejtë, arrogant dhe i papranueshëm.
Braçe nënvizon se përfitimi nga një sjellje e tillë është minimal, vetëm disa minuta kohë, ndërkohë që zgjidhja do të ishte e thjeshtë: nisja pak më herët dhe respektimi i radhës, ashtu si çdo qytetar tjetër. Sipas tij, respekti për njerëzit dhe për shtetasit nuk duhet të jetë opsional, por detyrim kushtetues dhe ligjor.
Ai sjell si krahasim një rast të mëparshëm, kur policia përdori dronë për të identifikuar dhe ndëshkuar qytetarët që thyenin rregullat e qarkullimit në Unazën e Madhe, duke e cilësuar atë si një veprim të drejtë. Ndërsa në këtë rast, sipas Braçes, policia vetë bëhet pjesë e shkeljes, pa asnjë arsye madhore që ta justifikojë.
Në përfundim, deputeti shpreh zhgënjimin e tij duke theksuar se sjellje të tilla nga drejtuesit dhe institucionet nuk i ndihmojnë qytetarët as të besojnë, as të vlerësojnë momentet kur shteti vepron drejt, pasi standardi i dyfishtë e minon besimin publik.
“TIRANA E MADHE
ZOTERINJ UDHEHEQESA A MUND TE RRINI NE RRADHE?
E KENI PROBLEM TE PRISNI SI TE GJITHE?
Shtetas tuajet jane keta qe presin ne rradhen e trafikut e sipas kushtetutes dhe ligjit jeni te barabarte me ta!
Kjo hyrja brutale ne mes te rradhes, ne nje rruge me dy korsi, duke shtyre ne cepa e ne nje ane jashte saj popullin, eshte e padenje, arrogante dhe irrituese;
E PALIGJSHME DOEMOS!
Dhe nuk fitoni gje me shume se 8-10 minuta, nderkohe qe ne zyre po shkoni; dilni 8-10 minuta me heret dhe mberrini ne kohe; POR ME NJE NDRYSHIM: DUKE RESPEKTUAR NJEREZIT, TAMAM SHTETASIT TUAJ!
Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA;
U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje.
Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!
Ja kaq!”, shkruan Braçe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



