E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video-Avioni Wizz Air pëson defekt/ 250 udhëtarë mbeten në Pisa
Lajme

Video-Avioni Wizz Air pëson defekt/ 250 udhëtarë mbeten në Pisa

250 udhëtarë duhet të udhëtonin sot nga Pisa e Italis drejt Rinasit, por avioni i kompanisë Wizzair mesohet se ka pësuar defekt. Udhëtimi i planifikuar për në orën 15:45 të ditës së sotme, është shtyrë disa herë në orare të ndryshme. Fillimisht qytetarët kanë kanë marrë një mesazh se udhëtimi i orës 15:46 do të shtyhej për më vonë. Në një mesazh tjetër në orën 16:38 qytetarët janë njoftuar se do të niseshin në orën 18:00. Më vonë, 16:56 qytetarët kanë marrë një tjetër mesazh se udhëtimi do të jetë në orën 17:20. Ndërkohë që në orën 17:39 janë njoftuar se udhëtimi do të bëhej ditën e nesërme në orën 07:00. CNA.al, ka siguruar dhe pamjet nga Aeroporti ku duken qytetarët e shqetësuar që presin për një shpjegim për vonesat e tyre. Gjatë ditës ka pasur edhe probleme të tjera pasi disa fluturime janë ulur në Bari e Brindizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.