VIDEO/ Berisha përshëndet mbështetësit poshtë shtëpisë
Ai ka përshëndetur qytetarët që ishin mbledhur, duke ngritur dy gishtat lart, siç edhe mund ta shikoni në pamje.
Deputetët e PD-së, së bashku me anëtarin e Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi kanë shkuar para banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha këtë mëngjes.
Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie i ka përshëndetur nga ballkoni.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë banesës së ish-kryeministrit duke brohoritur : O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do.
Nga ana tjetër, anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi është shprehur për mediat se kjo lëvizje është në shenjë solidariteti ndaj Berishës dhe se lëvizjet do të intensifikohen, pasi e quan padrejtësi atë që po i ndodh ish kryeministrit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



