E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ “Besa ka mbaruar, jetojmë me frikë”. Historia e trishtë, familja ngujohet pas vrasjes nga i afërmi
Publik News

VIDEO/ “Besa ka mbaruar, jetojmë me frikë”. Historia e trishtë, familja ngujohet pas vrasjes nga i afërmi

Një vrasje me thikë e ndodhur në prill të këtij viti në fshatin Hot i Ri në Shkodër shkatërroi jetën e 2 familjeve; njëra humbi djalin vetëm 27 vjeç ndërsa familja e autorit ka frikë nga gjakmarrja.

Të afërmit e autorit jetojnë jashtë vendit. E vetmja që ka mbetur në Shkodër është familja e djalit të xhaxhait të autorit. Anesti Shkambi fajëson kushëririn jo vetëm për vrasjen e rëndë, por edhe për gjëmën që i shkaktoi familjes së tij. E ardhmja e tre djemve të familjes Shkambi është vënë në dyshim nga çmenduria e momentit të kushëririt të tyre.

Djali i madh i shtëpisë Osvaldo Shkambi është detyruar të ndërpresë universitetin “Luigj Gurakuqi” ku studionte për administrim biznes dhe kohën e kalon mbyllur  brenda shtëpisë.

Alvaro është vetëm 12 vjeç dhe ai ka një ëndërr të madhe, të bëhet një futbollist i njohur. Është pjesë e akademisë Vllaznia si portier por tashmë nga frika e  gjakmarrjes nuk shkon më në stërvitje.

Afati i Besës, sipas Kanunit që respektojnë ende këto zona ka përfunduar për familjen Shkambi. Në këto kushte, 4 muaj pas vrasjes dhe pa besën e gjakësit, Anesti Shkambi ka marrë një vendim për familjen e tij. Tre djemtë, Osvaldon 19 vjeçar, Fernandon 17-vjeçar dhe Alvaron 12-vjeçar do t’i largojë nga Shqipëria drejt një shteti tjetër…Ata nuk ndihen më të sigurt.

Pajtimi mbetet e vetmja zgjidhje për të ardhmen e këtyre familjeve, por sipas Anestit, në kushtet kur kushëriri i tij ka vrarë pa asnjë arsye shokun e tij Kolë Fermosin është e vështirë për ta tentuar pajtimin.

Gjithçka nisi të dielën e pashkës më 1 prill, kur Kolë Fermosi, 27 vjeç gjeti vdekjen pasi u qëllua nga shoku i tij Kristjan Shkambi jashtë një lokali pas një zënke. /balkanweb/

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.