E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Digjet makina luksoze në autostradë
Lajme

VIDEO/ Digjet makina luksoze në autostradë

Në fshatin Derven në autostradën Thumanë-Kamëz, një ‘Porsche’-i luksoz ‘Panamera’ është djegur mbrëmjen e sotme.

Në makinë mësohet se po udhëtonin dy djem të rinj nga Mamurrasi kur në një moment mjeti është përfshirë nga flakët.

Dy djemtë kanë dalë nga makina duke shpëtuar pa u lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa është krijuar trafik dhe radhë kilometrike në të dy anët e autostradës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.