E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ “Dru” për të rinjtë ukrainas që nuk duan të rekrutohen dhe përpiqen të arratisen (VIDEO)
Lajme

VIDEO/ “Dru” për të rinjtë ukrainas që nuk duan të rekrutohen dhe përpiqen të arratisen (VIDEO)

Paguajnë deri në 6 mijë dollarë për të ikur nga vendi

Një lloj tjetër lufte po zhvillohet në kufirin perëndimor të Ukrainës , pasi shumë të rinj nuk duan të shkojnë në fushën e betejës dhe po përpiqen të ikin jashtë vendit.

Ukrianas

Videot tregojnë dhunën e ushtruar nga autoritetet mbi burrat e kapur pranë kufirit me Rumaninë , duke u përpjekur të arratiseshin, përpara se të rekrutoheshin. Megjithatë, të tjerët kanë sukses. Shumë i quajnë frikacakë, ndërsa disa të tjerë tradhtarë.

“Unë nuk jam i pafe. Shumë nga miqtë e mi tashmë janë larguar. Kushdo që ka mundësi, largohet,” i tha Sky News një i ri ukrainas që vendosi të shkonte jashtë shtetit për të shmangur rekrutim . Ai e kaloi kufirin përmes maleve, pasi kishte paguar 6000 dollarë si çmim për të dalë nga vendi. “Kam nevojë për paqe, më së shumti për mua”,thotë ai.

“Këta njerëz nuk janë gati të vdesin. Dhe të rinjtë nuk janë gati të varrosen të gjallë. Shumë vijnë tek ne për ndihmë”, tha një nga trafikantët që pranon se nuk i vjen aspak turp për veprimin e tij.

Në dhjetor, Ukraina kishte nevojë për më shumë se gjysmë milioni ushtarë të rinj, një çështje që presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, e kishte përshkruar si shumë të ndjeshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.