VIDEO/ Durrës, makinat përfundojnë në kanal, 7 persona të plagosur
Shiko videon👉🏻🎥
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme.
Dy makina janë aksidentuar dhe më pas kanë përfunduar në një kanal anash rrugës. Nga aksidenti janë plagosur 7 persona, mes tyre janë 5 fëmijë. Një prej të aksidentuarve ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, ndërsa qytetarë të shumtë u kanë dhënë ndihmën e parë dhe policia e autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



