VIDEO e plotë e INVESTIGIMIT nga RAI3/ “Narkoshteti” dhe mafia, si italianët shkundën qeverinë “Rama”!

Investigimi i “Rai 3” duket se ka shkundur rëndë qeverinë shqiptare. Sipas gazetarëve italianë, pakti për emigrantë është një aferë e pastër. Në reportazhin apo investigimin e gjatë të tyre, përmenden Engjël Agaçi, Edi Rama, Sali Berisha, Olsi Rama, etj. Sot “Rai”, e ka publikuar të plotë emisionin, teksa më poshtë mund të gjeni pjesën kryesore të tij.

Siç ka zbuluar emisioni “Report”, kostot për ardhjen e refugjatëve janë jashtë kontrollit. Krahasuar me 650 milionë euro të buxhetuara fillimisht për 5 vjet, shpenzimi i përgjithshëm mund të kalojë pragun e 1 miliard eurove.

“Pra, kush do të përfitojë realisht nga kjo marrëveshje? ‘Reporti’ gjeti disa reagime të papritura dhe shqetësuese në Shqipëri, të cilësuara nga shumë vëzhgues ndërkombëtarë si një “Narkoshtet” për shkak të ndikimit të fortë të karteleve mafioze shqiptare në aktivitetet e qeverisë. Një mafia që është rritur në mënyrë eksponenciale vitet e fundit, edhe nën syrin vigjilent të autoriteteve italiane”, thekson emisioni italian.

PJESË NGA INVESTIGIMI I “RAI 3”

Pakti i refugjatëve

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët do tu kushtojë italianëve rreth 1 miliardë euro për 5 vjet. Politika italiane e ka cilësuar mes të tjerash këtë marrëveshje, si një spot elektoral për kryeministren Meloni në prag të zgjedhjeve europiane.

Marrëveshja mes dy vendeve ka marrë në nëntorin e kaluar edhe bekimin e Presidentes të Komisionit EuropianUrsulavon del Leyen duke e cilësuar si një model i mundshëm për Europën. Më pas kjo u ndoq nga Komisari Europian për Emigracionin që i hapi zyrtarisht rrugën marrëveshjes.

Marrëveshja parashikon që Italia të paguajë ndërtimin e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër nga zero, pasi atje nuk ekziston asgjë dhe afati i parashikuar për përmbylljen e punimeve është 20 maji i këtij viti ne prag të zgjedhjeve europiane.

Ministri i Brendshëm italian është i ngarkuari me menaxhimin e tenderëve për ndërtimet e kampeve dhe ka siguruar që afatet do të respektohen, por stafi i emisionit ‘Report’ ka zbarkuar në Shëngjin për të monitoruar situatën e punimeve, por ajo çfarë kanë gjetur është vetëm fillimi i disa punimeve sporadike.

Ne kantier ‘Report’ ka mësuar diçka që qeveria italiane e kam mbajtur në heshtje që do të thotë kompaninë që ministria italiane ka caktuar për të bërë punimet. Në tabelën informuese në hyrje të zonës së ndërtimit shënohet emri ‘AKKAD’, shoqëri ndërtimi pulieze e drejtuar nga barezi Fabrizio Palmiotti, President i Rrjetit të Ndërtimeve në Puglia.

Në Gjadër punimet janë edhe më të vonuara kështu afati i përfundimit të punimeve duket se ka rrëshqitur nga maji në nëntor shoqëruar me rritje të kostove fillestare.

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni parashikon të sjellë në Shqipëri 36 mijë emigrantë në vit për 5 vite duke menduar se qeveria e saj është në gjendje të shqyrtojë 3 mijë kërkesa për azil në muaj dhe sipas ‘Report’ optimizmi i qeverisë së saj duhet të përballet me pesimizmin e burokracisë italiane.

Për këtë arsye ‘Report’ i është drejtuar specialistëve të ‘NumeroVerde’ që merren me asistencë të emigranteve për kërkesat për azil dhe sipas eksperiencës së tyre vetëm për të prezantuar kërkesën duhen rreth 3 muaj.

Specialistët sjellin në vëmendje si shembull zyrën e Romës dhe shpjegojnë se ngadalësia e procedurës ka bërë që aktualisht të shqyrtohen kërkesat dhe te zhvillohen audiencat e aplikimeve tëvitit 2022.

Me pak fjalë, sipas tyre, procedurat për shqyrtim të kërkesave për azil si dhe marrja e dokumenteve apo lejes zgjasin rreth dy vite e gjysmë ndërkohë kur Meloni pretendon se do ta kryejë këtë procedurë në vetëm 28 ditë.

Marrëveshja është realizuar për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, por mbi të gjitha ajo është firmosur veçanërisht për shkak të marrëdhënieve jashtë mase të mira mes Melonit dhe Ramës.

Mes të dyve është instaluar në raport që nuk limitohet në protokollet formale të shteteve siç është parë edhe në Samitin e BE në Moldavi e më pas me pushimet verore të Melonit në Shqipëri në vilën në plazh të kryeministrit Rama.

Rama refuzon të flasë

Për këtë arsye ‘Report’ ka mbërritur në Tiranë gjatë një Samiti ndërkombëtar (Samiti 2 ditor BE-Ballkan Perëndimor në shkurt) dhe kanë tentuar t’i bëjnë ndonjë pyetje kur ai priste miqtë në tapetin e kuq.

Gazetari: Kryeministër jam nga ‘Report’, Rai 3. A mund t’ju bëj ndonjë pyetje?

Rama: Më vonë.

Pas një ore pritje gazetari ritenton t’i bëjë pyetje: Z. Kryeministër a mund t’u pyes për marrëveshjen Itali – Shqipëri? T’ju pyes si ka mundësi kaq shumë bujari për ne italianët? Për 5 vite ne italianëve do të na kushtojë 100 milionë euro siguria për këtë marrëveshje.

Rama: Nuk i bëj unë llogaritë tuaja.

Gazetari: Është ajo çfarë ju i kërkoni Italisë

Rama: Jo, zero!

Në këtë marrëveshje duket se do të ketë një të papritur ku një biznesmen italian, themelues i televizionit ‘Agon Channel’ mund të sekuestrojë pjesë të këtyre parave. Qeveria e Tiranës i ka mbyllur Becchettit aktivitetin e sapo nisur dhe për këtë arsye ai e ka cuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare duke arritur të fitojë çështje e për këtë arsye qeveria shqiptare i detyrohet atij një shifër prej 135 milion euro dëmshpërblim.

Për këtë gazetari i ‘Report’ pyet Ramën kur po priste miqtë në tapetin e kuq gjatë samitit të shkurtit: Bechetti do t’ju sekuestrojë 135 mijë euro nga marrëveshja

Rama: Kush është ky?

Gazetari: Biznesmeni, pronari i ‘Agon Channel

Rama: Nuk e njoh. Nuk më rezulton.

Në fakt shqiptarët e njohin Becchettin dhe e dinë historinë e tij. 10 vite më parë kur u pre një mandat arresti për Becchettit ai ia mbathi për Londër ku jeton ende sot në një nga lagjet më luksoze të kryeqytetit.

Deklarimet e Becchettit

Gazetari i ‘Report’ ka shkuar ta intervistojë dhe në momentin e parë të intervistës i vë në dukje bluzën që Becchetti ka veshur mbi të cilën ka të shkruar: Më mirë ngjyra gri se e zeza dhe kështu e pyet se çfarë kërkon të thotë. Becchetti i përgjigjet: Më mirë ngjyra gri e qiellit të Londrës se sa e zeza e burgut. E në këtë rast gazetari e pyet: Pse rrezikoni burgun në Shqipëri? Becchetti: Sepse jam i persekutuar politik. Kam një histori unike në Europë.

Beccheti rrëfen më tej se ai është ndëshkuar se ka kritikuar qeverinë Rama. Kështu ai rrëfen kalvarin e tij pas përballjes me Ramën: me sekuestrimin e bizneseve të tij dhe dënimin me 17 vite heqje lirie. Tregon se si ka çuar çështjen në një gjykatë arbitrazhi dhe ka fituar por 135 milionë eurot ende nuk i ka parë nga qeveria Rama. Vendimi i gjykatës në favor të Becchettit është e njohur nga të gjitha konventat ndërkombëtare të nënshkruara edhe nga vetë Shqipëria. Pavarësisht kësaj Edi Rama në mënyrë konstante ka deklaruar se nuk ka ndër mend ti paguaj asnjë cent Francesco Becchettit.

Mesa duket përfituesi i vetëm i kësaj marrëveshje do të jetë Francesco Becchetti që mund te thuhet se ka pasur idenë gjeniale te gjejë mënyrën se si t’i marrë paratë e dëmshpërblimit qeverisë Rama. Një mënyrë që sipas Becchetit është të mbrojë të drejtat e tij dhe 135 milionë euro që Italia do t’i japë atij që e ka persekutuar janë të tijat.

Pretendimin në formë kërcënimi që ai ka bërë duket se si qeveria shqiptare ashtu edhe ajo italiane e kanë marrë seriozisht pasi sepse në marrëveshje është shtuar një pikë në bazë të së cilës Italia i garanton Shqipërisë se përmes kësaj marrëveshje asnjë sasi parash nuk do te mund të sekuestrohet nga një palë e tretë. ‘Është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe e konventave ndërkombëtare shprehet Becchetti. ‘Është anti kushtetuese dhe nul’, shton ai.

Becchetti nuk duhet nënvlerësuar, pasi në të kaluarën ai ka arritur te marrë një shumë prej 600 milionë euro nga dy kompani si Enel dhe Deutche Bank.

Dy qendrat për emigrantet që do ndërtohen me paratë e italianëve në Shqipëri do të jenë pronë e shqiptarëve dhe Italia do t’i përdorë ato vetëm për 5 vitet kur do të shtrihet marrëveshja, por që mund të zgjaten edhe për 5 vite të tjera shtesë.

Ndërkohë gazetari i ‘Report’ e pyeti Ramën gjatë Samitit të Shkurtit kur ai po priste miqtë në tapetin e kuq: Kryeministër, nëse pas 5 vitesh ndryshon qeveria dhe nuk do të jetë më kjo mazhorancë, a rrezikon që marrëveshja të prishet meqë zgjat vetëm 5 vite?

Rama: 5 vite do të zgjasë dhe nuk do ta prishë askush. Për ta rinovuar pastaj do mendojnë të tjerët.

Gazetari: Mund edhe të mos e rinovojnë apo jo?

Rama ngre supet: Nuk e di

Flet Berisha

Opozita në Shqipëri edhe pse me problemet e saj, drejtohet nga Sali Berisha, president pas diktaturës komuniste dhe kryeministër i vendit deri ne 2013. Në 30 dhjetorin e 2023 ai është dënuar me arrest shtëpie e që nga ajo ditë, nga dritarja e shtëpisë ku banon mban çdo ditë protestë poshtë së cilës mblidhen ndjekës, simpatizantë e mbështetës të tij të cilët mes shumë kauzash protestojnë edhe kundër marrëveshje Rama-Meloni.

‘Report’ ka kërkuar të intervistojë Sali Berishën i cili i ka pritur në shtëpi së bashku me dhëndrin i cili edhe ai është në gjendje arresti shtëpie.

‘Jam në arrest shtëpie për arsye totalisht politike’ nis intervistën Berisha për gazetarin e ‘Report’.

Gazetari: Jeni i akuzuar për korrupsion

Berisha: Nuk jam i akuzuar për korrupsion, jam nën hetim. Për arsye politike, për arsye se Edi Rama i frikësohet rikthimit të Sali Berishës ai ka marrë këto masa.

Para se Berisha të arrestohej beteja e tij e fundit në Kuvend me Ramën ka qenë pikërisht marrëveshja Itali – Shqipëri.

‘Kam kundërshtuar këtë marrëveshje për problemin me të drejtat e njeriut.’ Nuk mund të pranoj kurrë që policët shqiptarë dhe policët italianë të jenë gardianët e të drejtave të njeriut. Jo!’ – shprehet Berisha

Gazetari: Nëse ju do të bëheshit kryeministër, ju do ta vinit në diskutim këtë marrëveshje?

Berisha: Qeveria ime nuk do ta pranonte. Për këtë mbase qeveria italiane nuk do të ishte e lumtur, por jo.

Korrupsioni dhe drejtësia

‘Report’ sjell në vëmendje se në klasifikimin e ‘Transparency International’, Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar në Europë, një primat i trishtë i mbajtur për dhjetë vite. Për të tentuar të rregullojë pak pozicionin e tij Edi Rama, referon ‘Report’, pak vite më parë ai ka emëruar një super këshilltar, për luftën kundër korrupsionit, gjyqtarin italian Francesco Mandoi për 20 vite figura që lidh Antimafien italiane dhe magjistraturën shqiptare të cilin ‘Report’ e interviston.

“Jam këshilltar në letra, por nuk kam dhënë kurrë ndonjë këshillë”, zbulon ai për gazetarin e ‘Report’

Që nga 2009 Shqipëria kërkon të hyjë në BE dhe për këtë arsye ka iniciuar disa reforma. “Po bëjmë të pamundurën për reformën në drejtësi”, deklaron për ‘Report’ ministri i Brendshëm Taulant Balla, por është pikërisht reforma në drejtësi që preokupon më shumë ndërkombëtarët nënvizon gazetari i Rai 3. Qveria Rama ka zhvilluar një procedurë kontrolli për gjyqtarët e prokurorët e quajtur vetting përballë një komisioni të zgjedhur nga parlamenti.

“Kontrolli nuk realizohet nga këshilli i lartë i ministrive publike, por prokurorët kontrollohen nga policë që janë nën ndikimin politik dhe jo vetëm, por ka një presion shumë të madh mbi gjyqtarët”, shprehet Francesco Mandoi për ‘Report’ që Rama e ka emëruar vetë si këshilltar që nuk e ka pyetur kurrë.

Gazetari i ‘Report’ pyet gjyqtarin italian: Me këtë procedurë, a po bën qeveria Rama një gjueti shtrigash për magjistratët e pavarur?

Mandoi: Sigurisht që po. Ka nisur një gjueti shtrigash kundër gjyqtarit tëbezdisshëm.

‘Report’ sjell në vëmendje se një nga gjyqtarët e bezdisshëm është Besim Hajdarmataji cili nga 2016 deri ne 2018 ka qenë kreu i Prokurorisë të Krimeve të Rënda dhe në 2021 është përjashtuar nga magjistratura pas procedurës së vettingut.

Gazetari i Rai3 e ka intervistuar për emisionin ‘Report’: Çfarë gjetën për ju në Vetting?

Hajdarmataj: Kanë marrë disa fashikuj të disa kohëve më parë dhe më kanë thënë që nuk kam monitoruar mirë punën e disa vartësve të mi. Kanë hetuar edhe mbi të ardhurat e mia, por që nuk ka rezultuar ndonjë gjë me rëndësie megjithatë më kanë hequr nga magjistratura kështu jam detyruar të bëj rekurs në gjykatën e Strasburgut.

Gazetari: A mendoni se kjo ka qenë një hakmarrje për hetimet që keni bërë?

Hajdarmataj: Jam absolutisht i bindur për këtë.

Olsi Rama

‘Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni ‘Report’ i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të OlsiRamës gjatë disa kontrolleve të policisë.

Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore” – nënvizon ‘Report duke publikuar edhe faksimilie të lëvizjeve të Olsi Ramës dhe anëtarëve të bandës së Xibrakës.

Pavarësisht rasteve të veçanta, në dekadën e fundit që i përket kohës së qeverisjes Rama, mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi.

Në emisionin e Rai 3 intervistohet edhe Nicola Gratteri prokuror i Napolit i cili shprehet se: ‘Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme.

Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me Ndrangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine’.

Gjatë këtyre viteve Italia është përpjekur të intensifikojë luftën kundër narko trafikut dhe ka vendosur edhe një zyrë në Tiranë, pranë ambasadës dhe përgjegjësitë i ishin besuar Shefit të Intepolit ku ishte Gjenerali Lisi, Gjenerali i Guardia di Finanza asnjëherë i hetuar.

Mafia italiane

Lisi, njeriu me shumë lidhje është personi që është takuar me Engjëll Agaçin.

‘Kam njohur dhe takuar shumë njerëz, nga Obama tek Papa e shumë të tjerë’ referon mes të tjerash Lisi për ‘Report’. Në kohën kur ishte në krye të Interpolit janë ngritur shumë pikëpyetje.

Disa anomali të rënda të Gjeneralit Lisi lidhen me Shqipërinë…

‘Kemi parë vetë Lisin me narkotrafikantë shqiptarë. Në marrëdhënie punësh personale me to në Shqipëri, gjatë periudhës që po bëheshin hetime për ish ministrin Tahiri’, rrëfen Dritan Zagani për ‘Report’.

‘Report’ zbulon se Lisi kishte një fondacion në të cilin ishin pjesë edhe funksionarë të lartë të Ambasadës italiane ne Shqipëri. Në 2015, fondacionit të Gjeneralit i dhurohen 30 mijë metër katrorë të një plazhi ku dhuruesi bujar ishte Artur Shehu, narko trafikant dhe drejtues i mafias shqiptare

Gazetari pyet Lisin: Fondacioni juaj ka marrë si dhuratë një terren nga njënarkotrafikat, Artur Shehu? Ketu kemi kontratën dhe ne të shkruhet Artur Shehu. Është një transaksion që ju bëhet nga një narkotrafikant shqiptar.

Lisi: Po, por kjo është bërë para një noterit

Gazetari: Po, por mbetet gjithmonë një narkotrafikant. Çfarë bën Shefi i Interpolit me një narkotrafikant shqiptar?

Lisi: Artur Shehu jetonte jashtë shteti, por në Shqipëri nuk kishte asnjë precedent penal.

Gazetari: Po, por ne Itali ishte person në kërkim. Ishte në biznes me ‘Sacra Corona Unita (organizatë mafioze)

Lisi: Po, por unë nuk mund të shkoj të kontrolloj letrat e të gjitha prokurorive në Itali për të parë çfarë shkruhet.

Gazetari: Po, por Gjeneral që Shehu ishte një peshk i madh i mafias shqiptare e dinin të gjithë, mendoj edhe ju që në atë kohë ishit…

Gjenerali: Kur kanë ndodhur këto gjëra ma kanë thënë, kujdes me këto njerëz…

Lisi, edhe për pozicionin që kishte mund ta bënte qoftë edhe një verifikim të thjeshtë për narkotrafikantin i cili është arrestuar për raportet e tij me ‘CosaNostra’ dhe dy vite para se ti dhuronte terrenin Lisit, ne 2013 mediat shqiptare shkruanin për arrestimin e Artur Shehut që e kërkonte Prokuroria e Lecespër shkak të lidhjes së tij me kreun e ‘SacraCoronaUnita’ dhe mbetet mister se si shefi i Interpolit ka arritur të hyjë në kontakt me njënarkotrafikant të njohur. – sqaron gazetari.

Gjenerali Lisi: Kam folur me Engjell Agaçin për këtë dhe me thotë që më argëton kjo histori, por të shohim se nuk është e thjeshtë. Bëri një punë të mirë sepse jo vetëm gjeti gjurmë, por gjeti edhe se kush ishte pronari.

Gazetari: Dhe ju i besuat sepse ishte Agaçi ne mes?

Lisi: Po, tjetër person nuk di…

Engjëll Agaçi

Engjëll Agaçi është një avokat i rëndësishëm shqiptar që ka një zyrë edhe në Romë që ndër vite, mes klientëve të tij, janë edhe disa nga bosët kryesor të mafias shqiptare me procese gjyqësore në Itali. Ne 2016 disa prej të asistuarve të tij përfundojnë në qendër të një polemike gjyqësore. Sipas asaj që referojnë gjyqtarët italian disa të dënuar në Itali me 10 deri në 20 vite burg, dërgoheshin me shumë lehtësi në Shqipëri dhe në momentin që arrinin atje vuanin dënime shumë më të ulëta ose liroheshin nga burgu.

Gazetari i Rai 3 pyet gjyqtarin italian, këshilltarin e emëruar nga Rama, por që Rama nuk pyeti kurrë: Shumë gjyqtar janë ankuar për këtë, që ato i dënonin dhe pastaj nëse i çonin nëShqipëri…

Gjyqtari italian, Francesco Mandoi: Po, po. I nxirrnin. Në Itali nëse një person dënohej me 20 vite burg bënin deri në 6 vite burg dhe nëse nëItali dënohej 3 vite në Shqipëri dilte nga burgu.

Ndërkohë avokati Agaçi, ka braktisur klientët në Itali dhe është kthyer me kohë të plotë në Shqipëri ku po bën një karrierë brilante si Sekretar i Përgjithshëm ne Këshillin e Ministrave të qeverisë Rama. Këtë verë kur Meloni u takua me Ramën në Shqipëri ishte prezent edhe Engjëll Agaçi.

Këtë e konfirmon gjatë intervistës për Rai 3 edhe Ministri i brendshëm, Taulant Balla.

Gazetari, gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, bëri disa tentativa për t’u lidhur me Engjëll Agaçin për ta intervistuar, por pa sukses dhe kur humb të gjitha shpresat e sheh teksa del papritur nga godina e Kryeministrisë. Vrapon për ti marrë një intervistë apo deklaratë, por e ndalon polici duke i kërkuar të largohet.

‘Engjëll Agaçi ka qenë avokati i bosëve më të fuqishëm të narkotrafikut shqiptar, ka qenë gjithashtu këshilltar i Gjeneralit Lisi, Shef i Interpolit italian kur qëndronte ne atë zyrë për të bërë ndërlidhjen mes policive kundër narkotrafikut. Lisi është këshilluar nga Agaçi për një veprim imobiliar dhe Agaçi e ka vënë në kontakt me Artur Shehun, kreu i narkotrafikut ne kontakt me ‘CosaNostra

Publikuar nga Publik Media