VIDEO e plagosjes së biznesmenit nga Saranda: Bjeri mo, mos e lër!
Në video dëgjohen të shtënat me armë, ndërsa duken dy persona që qëllojnë me breshëri në drejtim të biznesmenit.
Redjan Haderi, dhe vëllezërit Andrea Caushi dhe Visi Caushi qëlluan 20 plumba në drejtim të biznesmenit 35-vjeçar Spiro Iljadhi.
Ky i fundit mori plagë në trup duke u nisur menjëherë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në pranga ka rënë 33-vjeçari nga Tepelena Redjan Hadëri, ndërsa policia është në kërkim të dy të tjerëve.
PLAGOSJA
Spiro Iljadhi, 35 vjeç, i njohur edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt njihej me emrin “Ero”, ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa plumbat kapën edhe një kalimtar të rastit, i identifikuar si Mario Jani, 33 vjeç, shqiptaro-amerikan.
Edhe ky i fundit ka përfundoi në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit midis biznesmenit dhe tre autorëve të dyshuar. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I.”, sqaroi policia lokale.
https://youtu.be/DeqKCDKQgrQ
https://www.instagram.com/p/CQaowwaDUYb/?utm_medium=copy_link
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



