VIDEO/ Flasin familjarët e viktimës Kreshnik Beqiraj
Prej shtatorit të vitit të kaluar ai ishte shpallur i zhdukur nga ana e familjarëve. Tezja e Beqirajt i bënte asokohe apel shtetit për gjetjen e nipit të saj, teksa shprehej se familja e tij ndodhej në Gjermani dhe nuk mund të kthehej për shkak se nuk kishte dokumente.
Ajo tregonte se Kreshniku ishte një djalë i rregullt dhe se nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme në familje.
Ndërkohë nga policia tha se, bërë e mundur identifikimi e ndalimi i autorit të dyshuar të vrasjes, i cili është Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



