VIDEO/“Flejn në karrige, pa hangër”, situata e azilantëve shqiptarë në Francë në pikë të hallit
Kushtet e vështira të jetesës në këtë vend detyrojnë shumë të rinj e familjarë të emigrojnë në kërkim të kushteve më të mira dhe një ardhmeje më të ndritur.
Siç thotë edhe një shprehje të emigrosh nuk është e lehtë dhe gjithçka “nuk është fushë me lule” megjithëse shpesh përshkruhet si e tillë.
Shqiptarët në një azil të Strasburgut janë duke përjetuar “ferrin e vërtetë”. Një i ri përshkruan situatën nga brenda azilit ku shumica prej tyre detyrohen të flenë në karrige, duke rënë në gjumë pa mbushur as barkun.
Nëse një prej rojeve shikon që dikush ka rënë për të fjetur në dysheme, shkon dhe e ngre.
Kështu, shqiptari azilant rrëfen situatën prekëse
Prsh JOQ, ju lutem publikojeni kyt vidjo te shkojne se qfare behet ne kampet e Frances ne Strasburg, ku shqiptarete flejen nje nje karrige e pa hanger kjo eshte nji makaber e vrt.
Ky eshte realiteti, shteti jon i dashur kshu na detyron me len vendin ton. Situata eshte shum e me keqe se ta pershkruva un, sa per fjetjen as ne pllaka nuk te lejne me fjet se vjen security e te qon veq me nje karrige ke te drejte te qendrosh prz.
Jan tu mbaru ropte shqiptare tu nejte ne rrall si ne kohen e munizmit per nji cope buk qe as qeni se han dot. Edhe shum tjer neper barake qe kan montu vet qëndrojnë. Me keq se lufta eshte, shteti jon na katandisi ne ket gjendje…”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



