VIDEO-FOTO/ ‘Na duhet ne’, qeveria Rama rrëmben 4 prona në rrugën e Kavajës
Tek Prefektura e Tiranës, qeveria po u grabit dyqanet pronarëve të ligjshëm pa vendim të formës së prerë nga gjykata.
Janë 4 pronarë, të cilët qeveria i ka shpronësuar për dyqanet e tyre me një vlerë qesharake, kur çmimi i tregut në atë vend është të paktën 4 herë më i lartë.
Qeveria ka thënë se pronat i duhen për të zgjeruar prefekturën dhe sot dyqanet janë rrethuar me shirit dhe ruhen me policë, pavarësisht se çështja është për shqyrtim në Gjykatën e Apelit.
Pronarët janë të gatshëm të shpronësohen, por me vlerën e tregut, sipas ligjit dhe Kushtetutës. Qeveria e ka kundërshtuar këtë.
Avokati Altin Goxhaj dhe Ish deputetja demokrate Oriola Pampuri dhe Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarolli, që ndodhen atje, janë shprehur se qeveria po vepron si një bandë me qytetarët, pa asnje shkrese.Ka me shume se dy ore qe avokati u kerkon nje shkrese, nje urdher punonjesve te policise.
Veprimet e qeverisë për grabitjen e pronës së ligjshme të qytetarëve pa vendim gjykate të formës së prerë, kanë të bëjnë me veprimet e një klienti të Edi Ramës, i cili ka blerë disa shtëpi të vjetra aty pranë dhe do të ndërtojë. Thuhet se eshte eshe vellai i ministrit Sander Lleshaj.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



