E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Gafa e re e Zegjinesë po bën namin në rrjet
Lajme

VIDEO/ Gafa e re e Zegjinesë po bën namin në rrjet

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, është bërë sërish virale pas fjalimit të saj të fundit në Kuvend, ku u ngatërrua disa herë gjatë nisjes së deklaratës.

Në videon që po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale, Caushi dëgjohet teksa i drejtohet sallës me fjalët:

“I nderuar… Niko na ka ikur. E nderuar zonjë zëvendës krye ëëëëë, kryetare e Kuvendit, të nderuar kolegë të mi të mazhorancës, se opozita e bastisi edhe kësaj here…”

Momenti shkaktoi të qeshura në sallë dhe komente të shumta në rrjet, ku përdoruesit kujtojnë edhe gafat e mëparshme të deputetes gjatë fjalimeve publike.

Kjo nuk është hera e parë që Zegjine Caushi tërheq vëmendje me mënyrën e veçantë të komunikimit në foltoren e Parlamentit. Vetëm pak javë më parë, ajo u bë kryefjalë e mediave pasi u ngatërrua me shifrat gjatë diskutimit për rritjen e pagës minimale, duke deklaruar:

“Do të rritet paga minimale për 3 mijë e 700 mijë e 800 e 5 punonjës…”

Megjithatë, duket se deputetja socialiste nuk e humb entuziazmin, dhe pavarësisht lapsuseve, vijon të jetë një nga figurat më të komentuara të seancave parlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.