E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Gjysma  nuk kanë dijeni, gjysma ka qenë jashtë vendit/ Si partia e Patozit falsifikoi firmat e qytetarëve
Lajme

VIDEO/Gjysma nuk kanë dijeni, gjysma ka qenë jashtë vendit/ Si partia e Patozit falsifikoi firmat e qytetarëve

Bindja Demokratike nuk plotëson 3000 firmat e kërkuara për themelimin e saj si parti politike dhe si e tillë nuk duhet të ishte regjistruar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Emisioni investigativ në Ora News, “BOOM”, ka zbuluar se pjesa e madhe e anëtarëve që gjenden në listat e themeluesve të kësaj partie, nuk kanë dijeni mbi krijimin e saj.

Bisedat mes gazetares dhe qytetarëve:

Gazetarja: Zoti Gentjan Gjoni, apo jo? Atësia Banush.

Qytetari: Po.

Gazetarja: Ju rezultoni në listën e themeluesve të Partisë Bindja Demokratike. Keni shprehur vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Qytetari: Asnjëherë!

Astrit Gjoni: As di gjë fare. Vetëm në TV e kam parë që është firmosur.

Gazetarja: Ka ardhur ndonjë nga përfaqësuesit e kësaj partie të flasë me ju dhe t’ju kërkojë verdiktin ose vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Ardjan Gjoni: Jo, jo !

Gazetari: Është falsifikuar firma jote?

Qytetari: Absolutisht që po ! Unë nuk kam hedhur firmë.

Esmeralda Kasneci: Nuk kam firmosur. Nuk e njoh fare si parti.

Skandali bëhet akoma edhe më i madh teksa një pjesë e emrave në këto lista nuk ekzistojnë në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile, e disa të tjerë kanë qenë jashtë vendit kur janë mbledhur firmat për tu dërguar më pas në Gjykatë.

“BOOM” ju kërkoi denoncuesve të shkruanin me dorën e tyre çdo të dhënë si dhe firmat, për të bërë krahasimin e shkrimeve përmes ekspertimit grafik.

Në përfundim eksperti arrin në konkluzionin se nga studimi i 29 nënshkrimeve konstatohet se 22 paraqesin karakteristika të përgjithshme të përbashkëta. Dy nënshkrimet e denoncueve të “BOOM”, pjesë e formularit që ka shërbyer për regjistrimin e Bindjes Demokratike në gjykatë, rezultojnë të sajuara dhe sipas ekspertit duhet të jenë shkruar nga i njëjti person.

Nisur nga përdorimi i paautorizuar dhe falsifikimi i të dhënave personale me qëllim arritjen e plotësimit të 3000 firmave për themelimin e Partisë Bindja Demokratike, 38 qytetarë i janë drejtuar për ankim Gjykatës së Apelit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.