E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Grabitja tek Hipoteka, policia jep detaje të reja: U grabit filiali i …
Lajme

VIDEO/ Grabitja tek Hipoteka, policia jep detaje të reja: U grabit filiali i …

Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Një person i maskuar dhe me armë është futur në ambientet e Hipotekës Qendrore në Tiranë dhe ka vjedhur një filial të Postës Shqiptare.

Njoftimi paraprak i policisë:

Sot rreth orës 14:05, në Sallën Operative një telefonatë njoftoi se në rrugën “Panorama”, në Tiranë, një shtetas ka vjedhur një shumë parash.

Në vendngjarje shkuan disa shërbime policore. Nga veprimet paraprake rezulton se brenda ambienteve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare, një person me kapuç, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh.

Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.