VIDEO/Ish-deputeti socialist bën ofertën e pazakontë per prishjen e memorialit turk në Tiranë
Ish-deputeti, i njohur për publikun me nofkën “kaubojsi” ka dalë me një premtim të bujshëm, për prishjen e memorialit turk, që u vendos në Tiranë.
Gjatë një interviste për kanalin NOVA MEDIA, ish deputeti socialist ka deklaruar se paguaj 2000 euro për atë person që rrëzon memoriain.
“Unë kam vendos 2000 euro kur e prish atë pllakë, jap dy mijë euro dhe noromalisht do të ruhet anonimiteti.”- u shpreh Ndocaj.
Eduart Ndocaj, ish-deputet socialist në legjislaturën e kaluar, në vitin 2017 u zgjodh kryetar i Bashkimit Demokristian SHQIPTAR PBDKSH. Ai garoi në qarkun e Lezhës si kandidat i pavarur për deputet dhe kreun e bashkisë, por nuk fitoi, ndërkohë që akuzon klasën politike për vjedhje dhe manipulime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



