E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është paraqitur në SPAK
Lajme

VIDEO/ Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është paraqitur në SPAK

Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e mbërritjes së tij në godinën e Prokurorisë së Posaçme.

Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Gjiknuri në SPAK

Nuk është hera e parë që ai thirret në Prokurorinë e Posaçme. Në shkurt të vitit të kaluar, Gjiknuri u pyet nga SPAK në lidhje me një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2017, kur mbante pozicionin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Në konstatimin e një nga abuzimet më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri, e cila ishte kontraktuar me 240 milionë euro dhe përfundoi me një kosto 400 milionë euro. Shpjegimet e mia i dhashë në prokurori dhe nuk kam gjë për të shtuar”, deklaroi Gjiknuri.

Kallëzimi i ish-ministrit Gjiknuri për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan erdhi pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë që drejtonte.

Për abuzime me tenderimin e ndërtimit të këtij aksi rrugor në vitin 2018 ish-Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi para përgjegjësisë penale ish-drejtuesin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Duka

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.