E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Kryemadhi: Rama s’e pranon Vetingun prej së shoqes, të vëllait dhe … ‘mallit’ që i shesin
Politikë

VIDEO/ Kryemadhi: Rama s’e pranon Vetingun prej së shoqes, të vëllait dhe … ‘mallit’ që i shesin

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së e ka goditur kryeministrin Edi Rama në Kuvend lidhur me arsyet pse ai e refuzon Vetingun e politikanëve.

“Si mund të pranojë Edi Rama, Vetingun në politikë, – tha Kryemadhi, –  kur problemin e parë e ka më bashkëshorten e tij që drejton një bankë dhe një off shore?!

Si mund ta pranojë Vetingun në politikë, kur problemin e parë e ka me vëlain e tij?!

Si mund ta pranojë Vetingun në politikë, kur koncensinet që iu vidhen shqiptarëve, nuk dihen ku shkojnë?!

Si mund ta pranojë Vetingun në politikë, kur ai është gijotina e parë e SPAK-ut dhe sistemit të drejtësisë?!

Unë mendoj se këtij Vetingu t’i shtohet dhe analiza e drogës. Mirë dje kishte ardhur me antiplumb, por ai është edhe peng i “mallit” që i shesin!

Po ashtu, i duhet edhe kartela mjekësore. Po karta mjekësore fshihet nga mjekja Mira.

Ai s’mund ta pranojë këtë, se ka problem shumë të madh, përballjen me vetveten.

 

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.