VIDEO/ Momenti kur autori i vë flakën makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë
Makina e drejtoreshës së Tatimeve në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko është përfshirë nga flakët një natë më parë në lagjen “1 Maji”.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat kanë kapur momentin kur një person hedh benzinë në makinën tip “Volkswagen” të parkuar në garazh.
Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat, disa persona të dyshuar, ndërsa ende nuk dihet motivi i zjarrvënies.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



