Video/ Mori kredi në bankë, zhduket në Laç tregtari i perdeve nga Peqini. Nëna: Ma kanë futur në pus ose në dhe
“Në daç vdekje, në daç gjallë, unë dua çunin”. Ky është apeli i nënës së 30-vjeçarit Fation Fejzillari, i cili rezulton i zhdukur prej 7 ditësh. I riu nga Peqini është parë për herë të fundit pasditen e 29 Prillit në qytetin e Laçit. Aty kishte shkuar me shokun e tij Aleksandër Fadili për të shitur perde dhe çarçafë. Dy miqtë, pasi ishin ndarë me njëri-tjetrin, nuk u takuan më pas pune.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



