E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Në aksin Pukë-Shkodër,një vinç është përmbysur në rrugë
Publik News

Video/Në aksin Pukë-Shkodër,një vinç është përmbysur në rrugë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin Pukë-Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kthesa e gomsiqes’.

  •  ‘BalkanWeb’ raporton se një vinç është përmbysur në rrugë, e për pasojë një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër që ka qenë në mjet është plagosur. Burime zyrtare thonë se viktima ndodhet poshtë mjetit targe AA 706AV, është shtetasi Fredi Fishta. Ndërkohë, pasagjeri, Gent Ndoci ka mundur të dalë nga mjeti, ndërsa ka shpëtuar pa pasoja të mëdha.  Aktualisht në vendin e ngjarjes janë forca të zjarrfikëses dhe policia, të cilat po tentojnë që të lëvizin mjetin dhe të nxjerrin prej aty viktimën. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vinçit i janë dëmtuar frenat, duke shkaktuar kështu tragjedinë.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.