Video/Në pranga anëtari i bandës së Met Kananit,
Një i ri nga Vlora është vënë në pranga pasi akuzohet si pjesëtar i bandës së Met Kananit, fierakut të njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’.
Kanani i arrestuar në Turqi disa muaj më parë, ishte vënë në hetim nga DEA amerikane.
Bashkë me të janë arrestuar edhe dhjetëra persona.
Policia ka bërë të ditur sot se ka arrestuar Besmir Lupin, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest me burg’, për veprën penale të ‘Trafikimit të narkotikëve’, kryer në bashkëpunim, dhe ‘Krijimit të grupit të strukturuar kriminal’.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kakani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



