VIDEO / Në spitalin e Hasit asnjë mjek deri në orën 22:45, qytetari çon fëmijën e sëmurë në Kosovë
Denconcimet e qytetarëve shqiptarë për shërbimin shëndetësor-spitalor janë të shumta.
Përveç kushteve skandaloze dhe të mjerueshme në spitale, qytetarët përballen edhe me mungesë të stafit mjekësor.
Një qytetar nga Hasi ka denoncuar një problematikë të tillë në redaksinë tonë. Ai thotë se pak netë më parë, në orën 22:45, është paraqitur në spitalin e Hasit me fëmijën e sëmurë.
Por ashtu siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme, ai nuk ka gjetur asnjë mjek në spital. Në këto rrethana ai është detyruar ta çojë fëmijën në spitalin e Gjakovës për shërim si zgjidhja e vetme që ofrohet nga shëndetësia shqiptare.
Vlen të thuhet se në qarkun e Kukësit janë të shumta rastet kur të sëmurët dërgohen për mjekim në spitalet e Kosovës, pasi në spitalet tona mungon ai shërbim që ata kanë nevojë.
Denoncimi i qytetarit me video:
🎥Në spitalin e Hasit asnjë mjek deri në orën 22:45
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



