E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Opozita e bashkuar vendos për mosbindjen qytetare, Basha: Refuzoni çdo taksë…
Lajme

VIDEO/ Opozita e bashkuar vendos për mosbindjen qytetare, Basha: Refuzoni çdo taksë…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se opozita e bashkuar do të jetë në krah të qytetarëve shqiptarë që po grabiten nga një bandë qeverisëse. Basha tha se opozita e bashkuar do të jetë në krah të të gjithë shqiptarëve që goditen nga rritja e taksave, taksa e banesës, faturat e kripura të ujit dhe energjisë.

Basha akuzoi Edi Ramën si shkaktarin e kësaj situate që e ka çuar Shqipërinë drejt greminës.
“Në këtë vend nuk ka demokraci, qeveria shkel Kushtetutën dhe ligjin pa i dhënë llogari askujt.

Mosbindja qytetare, refuzimi i çdo takse që ka rritur Edi Rama. Mosbindja qytetare do të bëhet realitet. Do të ndërthurim të gjitha format dhe mënyrat për të qenë në krah të qytetarëve. Kur flasim për mosbindje civile flasim që të mos paguajnë çdo taksë të rritur nga Edi Rama për të mbushur xhepat e tij dhe oligarkëve që qëndrojnë pranë tij.

Njerëzve u ka vajtur aty ku nuk mban më, në këtë betejë për veten e tyre dhe familjet e tyre, shqiptarët do të kenë në krah opozitën e bashkuar”, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1837580496293123/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.