VIDEO/ Orteku bllokon rrugën Qafë Thore-Theth
Rruga që lidh Qafë Thorën me Thethin është mbyllur plotësisht për qarkullimin e mjeteve, pas rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Situata është krijuar për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe rrezikut të lartë që paraqet terreni në këtë segment malor.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, për momentin nuk lejohet lëvizja e asnjë automjeti në këtë aks, përfshirë edhe mjetet që kryejnë pastrimin e borës. Autoritetet theksojnë se ndërhyrja në terren është e pamundur deri në stabilizimin e situatës, pasi ekziston rrezik i vazhdueshëm nga ortekët.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të mos tentojnë kalimin në këtë zonë dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur. ARRSH u bën thirrje qytetarëve të ndjekin vetëm informacionet zyrtare për çdo përditësim mbi rihapjen e rrugës dhe të zgjedhin akse alternative për lëvizje.
Autoritetet do të njoftojnë në vijim për çdo ndryshim të situatës, sapo kushtet e sigurisë të lejojnë ndërhyrjen dhe rikthimin e qarkullimit.
NJOFTIMI
📍Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht. 🚫 Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim. 👉 U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



