Video/ Pamje mahnitëse pas shpërthimit të vullkanit në Islandë!
🎥Video/ Pamje mahnitëse pas shpërthimit të vullkanit në Islandë!
Dita e dytë e shpërthimit të Sundhnúkagígaröðin në Gadishullin Reykjanes. Kushtet ishin sfiduese për të kapur këto pamje, me erëra të forta droni kaloi vetëm një herë mbi vullkan përpara banorët të evakuonin zonën për shkak të rrezikut në rritje të çarjeve të reja që hapeshin pa paralajmërim.
Aktualisht, shpërthimi është kryesisht aktiv në dy vende në çarjen e gjatë katër kilometra dhe një vrimë të vogël në pjesën jugore. Rrjedha e llavës tani është rreth një e katërta e asaj që ishte fillimisht. Një e treta e çarjes origjinale është aktive.
Ekspertët e shqetësuar

Pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, shkencëtarët janë të shqetësuar. Kreu i Departamentit të Rreziqeve Natyrore të Shërbimit Meteorologjik Islandez, Kristin Jonstdóttir, thotë se rreziku më i madh është hapja e çarjeve të reja.
Autoritetet lokale kanë nxjerrë një hartë të vlerësimit të rrezikut, sipas së cilës Grindavik është në rrezik, por për ditët në vijim nuk do të mbulohet nga lumenjtë e llavës. Në çarjet e reja pritet të derdhet llavë dhe gazra toksikë, teksa shkencëtarët thonë se në fakt nuk e dinë se sa do të zgjasë derdhja e llavës, pasi vullkani mund të vazhdojë për ditë, apo edhe muaj.
Dje në zonën e vullkanit u regjistruan më shumë se 300 tërmete, lartësia e llavës dhe tymit shkuan deri në një lartësi prej 500 metrash dhe, pas qytetit të Grindavik që ndodhej mbi “Lumenjtë” e vullkanit janë evakuuar, ndërsa shkencëtarët tani po i kushtojnë vëmendje intensitetit dhe hapësirës kohore të vullkanit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



