E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Pamje të rënda  të shtetasve shqiptarê nga Kapshtica
Publik News

VIDEO/ Pamje të rënda të shtetasve shqiptarê nga Kapshtica

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar një video me pamje të rënda që vijnë nga Kapshtica, atje ku dhjetëra shqiptarë janë bllokuar nga qeveria e Edi Ramës për të mos u futur në Shqipëri.

‘Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor.

Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë.

Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij.

Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore.

Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim’, shkruan Gazment Bardhi ne Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.