VIDEO/ PARTIZANI KAMPION I SHQIPËRISË, dridhet Tirana
Partizani fitoi derbin e javës së 33-të në Superiore, me shifrat 2-1 përballë Tiranës, dhe 3 javë para fundit, është shpallur edhe matematikisht kampion në kampionat.
Heroi i ndeshjes ishte shkodrani Çinari, që me dopietën e tij vendosi takimin. Ndeshja nisi e ekuilibruar me të dy ekipet që nuk po rrezikonin shumë, por në të 30-tën skena ishte për Çinarin, që me një goditje fantastike nga rreth 30 metra, zhbllokoi rezultatin.
Partizani mori zemër, por gjithsesi në të 41-tën ishte Greca që vuri sfidën në baraspeshë, pas një pasimi të bukur të Ngosë. E para u mbyll në barazim.
E dyta u nis gjithashtu pa shumë raste, me ekipet që nuk donin kurrsesi të humbnin këtë takim. Për fitoren dhe për t’i dhënë titullin Partizanit, mendoi sërish Çinari, që u harrua në minutën e 73-të nga mbrojtja e Tiranës, dhe pas një asisti fantastik të Trashit, ishte shkodrani që mposhti Abibin.

Deri në fund, Partizani e mbajti këtë fitore, dhe tani është zyrtarisht kampion i Shqipërisë, me 68 pikë, +13 më shumë se Kukësi, 3 javë nga fundi. Dridhet Tirana, që me fitoret e Luftëtarit dhe Kastriotit, e sheh veten në vendin e 8-të me 40 pikë, vetëm 2 më shumë se krutanët.
FT | Partizani-Tirana 2-1
GOL: Çinari 30′, 73′ / Greca 41′
KOMENTI LIVE
Mbyllet ndeshja. Partizani-Tirana 2-1
90′ 5 minuta shtesë.
87’ Zëvendësimi i tretë i Gegës. Çinari i lë vendin Kardozos.
82’ Ndërrimi i dytë i Gegës. Kalari në vendin e Dukës.
81’ Kërcënon sërish Çinari. Shkodrani nga hyrja e zonës lëshon fluturimthi një të majtë të fortë, por mbi traun e Abibit.
80’ Mema bën ndërrimin e dytë. Kobina i lë vendin Grent Halilit.
75’ Zëvendësimi i parë i Gegës. Hila i lë vendin Kristi Kotes.
73’ GOOOOOOL PARTIZANI 2-1/ Dyfishon Partizani, shënon sërish Çinari për të kuqtë.Trashi hedh një asist të gjatë nga e majta në qendër për Çinarin, i harruar nga mbrojtja e Tiranës, dhe mposht Abibin.
68’ Krosim nga goditja e dënimit në zonën e Partizanit, Turtulli godet me kokë, por Hoxha bën detyrën.
67’ Ndërrimi i parë në radhët e Tiranës. Largohet Hasani, në fushë Sentamu.
64’ Faull ndaj Malës në një zonë të rrezikshme pranë portës së Abibit.
58’ Karton i verdhë për Ibrahimin, teksa Greca i rrëmbeu një top, dhe e ndali me faull.
53’ Tentativë e Kobina nga jashtë zone me të majtën, por gjuajtja e lehtë dhe jashtë kuadratit.
52’ Goditje këndi për Partizanin. Harkon Duka, por largon me kokë Turtulli.
49’ Çinari godet me top në mushkëri Mavejen, dhe loja ndalet për disa sekonda teksa stafi mjekësor i vjen në ndihmë lojtarit të Tiranës.
47’ Ndërhyrje e Ibrahimit ndaj Hoxhallarit, faull në sulm për Tiranën.
46’ Nis pjesa e dytë. Skuadrat në fushë ashtu siç e mbyllën pjesën e parë.
Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Tirana 1-1
47’ Karton i verdhë për Dajën, që bën një ndërhyrje direkt te këmbët e Malës.
46’ Doka nga e djathta kërkon të krosojë në zonë, por topi shkon drejt portës, e në fund del mbi traun e Hoxhës.
45′ 3 minuta shtesë.
45’ Kobina kroson në zonë, por largohet rreziku nga mbrojtja e kuqe.
46’ Nis pjesa e dytë. Skuadrat në fushë ashtu siç e mbyllën pjesën e parë.
Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Tirana 1-1
47’ Karton i verdhë për Dajën, që bën një ndërhyrje direkt te këmbët e Malës.
46’ Doka nga e djathta kërkon të krosojë në zonë, por topi shkon drejt portës, e në fund del mbi traun e Hoxhës.
45′ 3 minuta shtesë.
45’ Kobina kroson në zonë, por largohet rreziku nga mbrojtja e kuqe.
41’ GOOOOOOOL TIRANA 1-1/ Barazohen shifrat në derbi. Greca shënon për Tiranën. Ngo nis një top në mesin e mbrojtjes për Grecën, që vetëm me Hoxhën nuk fal.
39’ Kobina gjendet në hyrje të zonës dhe kërkon të nisë Ngonë që gjendet në një pozicion të favorshëm, por sërish topi shumë i fortë.
38’ Atanda kërkon të futet mes mbrojtjes së Partizani nga mesfusha, por bllokohet nga bardheblutë.
37’ Kobina nga mesfusha kërkon të nisë Hasanin me një top të gjatë, por shumë i fortë dhe rivënie anësore.
34’ Mala niset në një inkursion të shpejtë nga e majta, por Turtulli ndërhyn dhe çon topin në goditje këndi.
30’ GOOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Supergol i Çinarit nga 30 metra largësi.
27’ Dyluftim në mesfushë mes Ngos dhe Rexhepit, sulmuesi i Tiranës i merr një faull qendërmbrojtësit të kuq.
23’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë. Turtulli ndëshkohet për një faull taktik ndaj Malës.
20’ Ibrahimi nis për krosim një top nga e djathta, por shndërrohet në një goditje drejt portës së Abibit. Gardiani i Tiranës e largon në goditje këndi.
15’ Kërcënon Partizani me Çinarin. Top i gjatë nga e djathta, por shkodrani godet, dhe është Hoxhallari që e mbyll.
11’ Goditje e Hoxhallarit në barkun e Malës, teksa përpiqet të largojë topin. Gjithsesi, ringrihet futbollisti i Partizanit.
9’ Hasani lëviz bukur në të djathtë, kalon topin sipër një kundërshtari, por më pas vjen Rexhepi që e mbyll.
6’ Ndalet loja. Abibi provon të heqë një top, por del huq, dhe kap me këmbë Bardhin. Stoli i kuq në protesta, duan faull të portierit. Por, kryesori Meta nuk është i këtij mendimi.
3’ Ngo ngacmon sërish në krahun e djathtë, por kryesori Meta ndal lojën për faull ndaj Rexhepit.
1’ Ngo ka menjëherë rast ideal për të shënuar. Merr një top brenda zone, shmang një futbollist, godet, por topi devijohet në këndore.
1′ Nis derbi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



