VIDEO/Përmbytje në Tiranë, Fushë Krujës, edhe në Kamzë
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së sotme kanë krijuar problemet e para jo vetëm në bllokimin e rrugëve por edhe në përmbytjet e banesave.

Në zonën e Fushë Krujës, tashmë uji ka hyrë në katet e para të pallateve. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të evakuuar personat në rrezik.
Ndërkohë, në zonën e Kamzës ka rrezik për përmbytje. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, bën me dije se punonjësit dhe Drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve janë në terren duke punuar për të zgjidhur problemin.
Në vendngjarje ndodhet edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
https://www.facebook.com/1513150045648461/posts/2129820957314697?sfns=mo
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



