VIDEO/ “Po nuk e bëre do e pësosh”, humbet penalltinë përballë Berishës, Empoli u ndëshkua për 16 sekonda
Po nuk e bëre do e pësosh”. Një nga fazat më të përdorshme në botën e futbollit. Kjo shprehje ka marrë “jetë” sot në ndeshjen midis Empolit dhe Atalantës e cila përfundoi në shifrat 3 me 2.
Lojtari i Empolit, Kaputo në minutën e 39 ishte përballë portierit Etrit Berisha për të goditur një 11 metërsh, të cilin e gaboi. Pas asaj penalltie të humbur skuadra e Atalantës del në një kundërsulm të frikshëm dhe më pas arrin të gjejë golin pas vetëm 16 sekondave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



