E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Policia çmonton grupin që shiste armë zjarri në Tiranë
Lajme

VIDEO/ Policia çmonton grupin që shiste armë zjarri në Tiranë

3 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Një veprimtari kriminale e organizuar për shitjen e armëve të zjarrit në Tiranë është goditur nga Policia e Shtetit, pas një hetimi disamujor të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Si rezultat i operacionit, tre persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit policor janë sekuestruar pesë armë zjarri, si dhe sasi municioni luftarak, të cilat dyshohet se ishin destinuar për t’u tregtuar në zonat e Tufinës dhe Freskut.

Operacioni, i koduar “Anëtarët”, u finalizua pas rreth tre muajsh hetime me metoda proaktive, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë.

Në pranga ranë shtetasit:

  • I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;

  • A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penalë për prodhim dhe shitje narkotikësh, si edhe për mashtrim;

  • A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasin E. S., 28 vjeç.

Sipas autoriteteve, dy prej të arrestuarve, A. B. dhe I. Z., u kapën në flagrancë në zonën e Tufinës, teksa tentonin të shisnin dy armë zjarri të tipit kallashnikov.

Nga hetimet paraprake dyshohet se të përfshirët ishin pjesë e një grupi që furnizonte me armë zjarri zona të ndryshme të kryeqytetit, me fokus kryesor Tufinën dhe Freskun.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e tyre, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Anëtarët”.
Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.
Vihen në pranga 3 pjesëtarë të këtij grupi, të tre me precendent penal. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi.
Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
-I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim;
A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.
Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.