“Paratë shkuan për të fuqizuan qeverinë socialiste të Shqipërisë”, tha Tom Fitton në Fox News (shih videon më poshtë). Ai tha se një anketë e zhvilluar në Shqipëri për mbështetjen e reformës në drejtësi u financua pikërisht me këto para.
Kështu, sipas tij, reforma në drejtësi në Shqipëri është financuar drejtpërdrejt nga SOROS me qëllimin e vetëm që ky sistem të kapej nga Edi Rama.

Ai pretendon se subjektet e lidhura me Sorosin kanë qenë të lejuara të këshillojnë për sipërmarrjet e politikës së jashtme amerikane edhe jashtë Shqipërisë.
Judicial Watch njoftoi se gjashtë ligjvënës të udhëhequr nga senatori Mike Lee (R-Utah) i kërkuan sekretarit të shtetit të atëhershëm, Rex Tillerson, të bënte një hetim në çështjen Soros-Shqipëri.
*Ndiqeni të plotë deklaratën e Tom Fitton për gjigandin amerikan të informimit Fox News




