VIDEO/ Prostitucion online në Tiranë, në pranga 6 femra e një burrë. Ja emrat dhe pamjet e arrestimeve
https://www.dailymotion.com/video/x5zodtk
Një operacion kundër prostitucionit online është organizuar gjatë natës në Tiranë, ku në pranga janë vënë 7 persona, 6 femra dhe një burrë.
Burime nga policia thanë se kanë përfunduar operacioni policor të koduar “Chat line 3”.
Në pranga është vënë administratorja e studios dhe 6 persona të tjerë pasi shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion virtual.
– Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.
– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë dhe 5 vajza te reja.
Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Ëork”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.
Dosja me materialet i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për akuzat e “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, për Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të “Prostitucionit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



