E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Publikohen pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit
Lajme

VIDEO/ Publikohen pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

Një atentat mafioz i kryer në një nga zonat më të sigurta të vendit, vetëm pak metra larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur alarmin për sigurinë kombëtare. Ngjarja ndodhi në më pak se një minutë, në mes të ditës, duke treguar guximin dhe profesionalizmin e autorëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, atentati u regjistrua rreth orës 14:20 të së martës, më 11 nëntor 2025, kur persona ende të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj një automjeti në lëvizje. Brenda mjetit ndodheshin Gilmando Dani, i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit, dhe Muçi Shaljani, një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Sipas hetimeve paraprake, autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në tre momente të ndryshme ndaj automjetit. Fillimisht për ta ndaluar, më pas njëri prej tyre ka dalë nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish drejt pasagjerit. Pas një shkëmbimi të tretë zjarri në distancë, atentatorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës.

Në vendngjarje u gjet i pajetë Gilmando Dani, 47 vjeç, ndërsa Shaljani u nxor nga makina me shenja jete dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë.

Ajo që e bën ngjarjen edhe më tronditëse është fakti se ndodhi në një zonë të mbushur me kamera sigurie dhe forca policore, në hyrje të aeroportit kryesor të vendit. Vetëm dy minuta pas atentatit, një autokolonë prej katër makinash të një delegacioni zyrtar kaloi pranë vendit të ngjarjes, duke nxjerrë në pah riskun ekstrem të situatës.

Pamjet e publikuara nga “shteg.org” tregojnë me detaje të plotë momentet e atentatit, lëvizjet e autorëve dhe panikun që pasoi pas breshërive të para. Në video shihet se ngjarja ndodh me shpejtësi të frikshme, ndërsa kalimtarë të rastit afrohen për të ndihmuar viktimat.

Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motivit, ndërkohë që ekspertët e sigurisë flasin për një dështim serioz të sistemit të mbrojtjes në një prej zonave më të ruajtura të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.