E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit gjimnazistëve në Shkodër
Lajme

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit gjimnazistëve në Shkodër

KUJDES! PAMJE TË RËNDA

Një tjetër ngjarje e rëndë me të rinj është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur me thikë në një sherr të ndodhur pranë gjimnazit “Shejnaze Juka”, në lagjen Zdrale.

Incidenti ndodhi rreth orës 11:10, pikërisht në kohën kur nxënësit duhej të ishin në mësim. Dy nga të plagosurit janë vëllezër, njëri 17-vjeç dhe tjetri më i vogël, të cilët po qëndronin përpara portës së shkollës në momentin kur në vendngjarje mbërriti me makinë një grup tjetër të rinjsh.

Fillimisht mes tyre ka nisur një konflikt fizik, por situata ka degraduar brenda pak sekondash. Siç duket edhe në pamjet nga vendi i ngjarjes, një prej të rinjve të grupit tjetër, i identifikuar me një xhup të kuq, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur dy vëllezërit. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur edhe një person nga grupi tjetër, ndonëse ende nuk është bërë e qartë nëse dëmtimet janë shkaktuar nga thika apo sende të forta.

Të tre të rinjtë u dërguan menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbetur disa objekte personale, përfshirë xhupin dhe kapelen e njërit prej të plagosurve, ku lexohet mbishkrimi “Pain don’t hurt”.

Policia e Shkodrës njofton:

“Rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër). Të tre janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.”

Motivet e sakta të përplasjes ende nuk dihen, ndërsa ngjarja vjen në vazhdën e disa episodeve të rënda me adoleshentë që kanë tronditur vendin muajt e fundit, mes tyre vrasja e 15-vjeçarit në Durrës, vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, si dhe rasti i fundit ku 15-vjeçari Erion Boba humbi jetën pas një sherri të nisur në TikTok.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.