E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Publikohet momenti kur luftanija Moskva shpërthen në flakë dhe fundoset
Lajme

VIDEO/Publikohet momenti kur luftanija Moskva shpërthen në flakë dhe fundoset

Gazetari Alec Luhn ka shpërndarë një video prej tre sekondash që pretendon se është momenti kur anija luftarake Moskva përfshihet nga flakët përpara se të fundoset në det.

“Videoja e fundit e anijes Moskva para se të fundosej, nëse fotot e postuara mbrëmë janë të sakta”, shkruan gazetari në Twitter.

Moskva ishte pjesë e rëndësishme e strategjisë detare të Rusisë në Ukrainë – një anije luftarake me 510 persona ekuipazh, e cila ishte e treta më e madhe në flotën aktive të Moskës, e armatosur me një sërë armësh kundër anijeve dhe nëndetëseve.

Pra, kur Ukraina tha se kishte fundosur luftanijen Moskva duke përdorur raketat e saj Neptun, lajmi u pa si një fitore shumë e rëndësishme simbolikisht,.

Por Rusia dha një version tjetër të ngjarjeve. Moska pretendon se shpërthimi i një municioni në bord bëri që anija të mbytej, teksa po tërhiqej për në port.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.