E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Rama e shemb hotelin e ‘Prestige Resort
Lajme

VIDEO/ Rama e shemb hotelin e ‘Prestige Resort

🎥VIDEO e shembjes

Përfundoi me një shpërthim shumë të fuqishëm këtë të diel, sulmi i paligjshëm i qeverisë mbi ‘Prestige Resort’.

Plot 70 kilogram eksploziv iu vunë hotelit 7 katësh të resortit më të bukur të bregdetit të Adriatikut, për ta shembur përtokë. U deshën vetëm pak sekonda që një investim disavjeçar, mundi dhe puna e shumë njerëzve, destinacioni i pushimit të mijëra të tjerëve, të ktheheshin në një grumbull gjigand intertesh.

Që nga e enjtja kur nisi sulmi i paprecedentë dhe deri pak orë para kryerjes së shpërthimit, IKMT nuk kishte njoftuar asgjë mbi veprimet e saj të paligjshme në resort. Vetëm në mesditën e së dielës, IKMT njoftoi se do kryente shpërthimin e kontrolluar në ndërtesë

Inspektoriati njoftoi se kishte hapur 730 vrima në trupin e 7 katëshit dhe kishte shtruar 4 000 metra linear fitil, për të lidhur 70 kilogramët e eksplozivit dhe për këtë forcat e xhenios punuan me intensitet edhe netëve për të arritur objektivin e kërkuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.