Historia e djaloshit me emrin Arya Permana ka berë xhiron e botës! Djaloshi 13-vjeçar nga India ishte para 3 vitesh 191 kile, por sot ai peshon veëm 85 kile dhe ka fituar një jete të re.
Doktorët i kishin thënë se nesë ai nuk bënte diçka do kishte shumë mundësi të vdiste. Kështu që ai filloi të bënte një dietë strikte pa embëlsira dhe yndyrna.
Që të arrinte në situaten e sotme 13-vjeçarit iu deshën edhe dy ndërhyrje, njëra nga të cilat ishte ngushtimi i stomakut.
Tani ai mund të luajë futboll pasi në atë kohë nuk kishte mundesi as të ecte për 10 metra. Tani djaloshi ka rifituar jetën e tij dhe do përpiqet përmes palestrës dhe operacioneve për të rregulluar lekurën që i është lëshuar nga pesha e humbur.
Ky djalosh na tregon se nuk ka gjëra të pamundura në jetë, ka thjesht gjëra për të cilat themi: “nuk mundemi” dhe “nuk dua”…



