E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Shqiptari kthehet në hero në Francë, parandalon sulmin me armë në një diskotekë
Bota

VIDEO/ Shqiptari kthehet në hero në Francë, parandalon sulmin me armë në një diskotekë

Një shqiptar nga Kosova është bërë hero në Francë, pasi ka mundur që të paranoje një sulm me armë, i cili mund të kishte përfunduar me shumë viktima.

Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimeve të viteve në një lokal nate në , në  Avallon të Francës ku një person i armatosur hyri në ambientet e një diskoteke. Fillimisht ai e la armën jashtë dhe më pas futet në diskotekë, por në këtë moment truproja e këtij ambienti, i cili është shqiptari nga Kosova, Bujar Muli, ka reaguar dhe e ka goditur me grushte agresorin duke arritur që ta ndalojë.

Më pas ai është ndihmuar nga disa persona të tjerë për të neutralizuar të riun që kishte ndërmend të kryente sulmin, derisa ka mbërritur policia.fgdfgf

Në fillim policia ka tentuar të arrestojë Mulin pas kanë menduar se ai është agresori, por personat që ndodheshin aty ka sqaruar situatën dhe më pas personi me kallashnikov është vënë në pranga.

“Falënderimi i takon Allahut që na mundësoj të dalim fitimtar. Një person vjen me kallashnikov në diskotekë, por falë Zotit dolëm me faqe të bardhë. S’ka lojë me ne Shqiptarët”, shkruan shqiptari sipër videos, të cilën e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.