E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Shqiptari vdes ‘live’ në Facebook
Lajme

VIDEO/ Shqiptari vdes ‘live’ në Facebook

Kujdes, pamje të rënda/

Një ngjarje mjaft e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar teksa një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Bëhet fjalë për shtetasin Beg Morina, 45 vjeç me origjinë nga Hasi, i cili punonte si picier në Hungari.

Mbrëmjen e kaluar teksa po udhëtonte në një autostradë të Hungarisë, Morina është aksidentuar për vdekje.

45-vjeçari ishte ‘live’ në rrjetin social Facebook gjatë momentit kur ndodhi përplasja fatale.

Ai tregon në kamera se po udhëtonte me një shpejtësi mjaft të lartë, dhe për një moment humb kontrollin dhe aksidentohet.

Më pas e vetmja gjë që dëgjohet në sfond janë ritmet e muzikës veriore shqiptare dhe rënkimet e tij të fundit.

Profili i të ndjerit Beg Morina në Facebook është mbushur me ngushëllime të shumta.

Morina ishte baba i dy fëmijëve binjakë, djalë dhe vajzë të cilët në datën 25 janar mbushën 8 vjeç.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.