VIDEO/ Tërheqje flokësh dhe grushte mes deputeteve meksikane
Një grup ligjvënësesh gra në Kongresin e Meksikos u përfshinë në një përleshje fizike më 15 dhjetor, ndërsa kamerat transmetuan drejtpërdrejt momentin kur ato i tërhiqnin flokët njëra-tjetrës dhe shkëmbenin grushte.
Incidenti shpërtheu pasi një grup grash nga Partia e Veprimit Kombëtar (PAN) e krahut të djathtë iu afrua podiumit kryesor të legjislaturës për të protestuar kundër një rregulli që ato pretendonin se ishte shkelur nga partia me shumicë Morena. Debati kishte të bënte me reformimin e agjencisë së mbikëqyrjes së transparencës së qeverisë së qytetit.
Një video nga ngjarja tregon të paktën pesë ligjvënëse nga të dyja partitë duke debatuar intensivisht, me goditje me bërryla, shuplaka dhe tërheqje flokësh, ndërsa ligjvënëset e Morenës përpoqën t’i largonin fizikisht anëtarët e PAN nga foltorja, pavarësisht refuzimit të tyre për të lëvizur.
“Ne u ngjitëm në podium në mënyrë paqësore, pa prekur askënd, dhe vendimi i marrë nga grupi legjislativ i shumicës dhe aleatët e tij ishte të përpiqeshin të rifitonin kontrollin e bordit përmes dhunës”, tha Andres Atayde, ndihmës i përfaqësuesve të PAN, në një konferencë për shtyp pas incidentit.
Znj. Daniela Alvarez, një nga ligjvënëset e PAN që iu afrua podiumit, u shpreh: “Jo vetëm që është vulgare, jo vetëm që është agresive, por është gjithashtu e trishtueshme që kjo është partia qeverisëse me shumicë për këtë qytet.”
Pas sherrit, ligjvënëset e PAN u larguan nga salla, ndërsa shumica e Morena-s rifilloi debatin pa praninë e opozitës, sipas raporteve të postuara në llogaritë e mediave sociale të Kongresit të Qytetit të Meksikos.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



