E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO: ‘Tiger Woods është me fat që është gjallë
Publik News

VIDEO: ‘Tiger Woods është me fat që është gjallë

Kampioni i golfit, Tiger Woods, ka nisur të reagojë pasi iu nënshtrua një operacioni intensiv të martën.

Woods u aksidentua me makinën e tij në Kaliforni. Policia thotë se ai është me fat

45-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në këmbën e majtë. Mjekët i kanë futur një shufër metalike në këmbë, ndërsa operacioni rezultoi me sukses.

Makina e Woods u rrotullua disa herë. Zjarrfikësit u desh të sharrojnë makinën për të nxjerrë sportisin e njohur.

Raportohet se Woods ishte me nxitim dhe po i jepte makinës me shpejtësi. Mediat kanë publikuar edhe momentet kur makina e tij po kalonte në rrugë.

Sportisti është arrestuar në vitin 2017, pasi përplasi makinën e tij në Florida në gjendje të dehur.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.