E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Tregëtonte  mina me telekomandë, arrestohet 28 vjeçari- (EMRI)
Lajme

VIDEO/Tregëtonte mina me telekomandë, arrestohet 28 vjeçari- (EMRI)

Policia e qytetit të Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Mengel”, ku u arrestua një person i cili trafikonte mina me shpërthim në distancë.

Policia e shtetit ka vënë në pranga, Petraq Koten, 28 vjeç, banues në Tiranë.  Ai u arrestua në një fshatin Mengel të Njësisë Administrative Labinot-Fushë dhe gjatë kontrollit iu gjetën 4 mina me telekomandë.

 

 

“Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste”, bënë të ditur blutë e Elbasanit.

Njoftimi i policisë

Forca e Ligjit në territor godet në Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mengel”

Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 (kater) copë mina shpërthim në distancë.Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë armë zjarri e lëndë plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të mbështetur nga Sektori i Shërbimeve Policore të Specializuara pranë D.V.P Elbasan, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

–              Petraq Kote, 28 vjeç, banues  në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, shtetasit Petraq Kote, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste.

Materialet në ngarkim të shtetasit Petraq Kote,i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  të parashikuar nga neni 278/5 i

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.