VIDEO/ Vrasja e Devi Kasmit,ja si ishte organizuar atentati
Detaje të reja janë zbardhur nga policia në lidhje me ekzekutimin e Devi Kasmit, 41-vjeçarit nga Tirana të vrarë në një rrugicë të errët, sapo kishte dalë nga banesa e tij. drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu bëri të ditur se janë zbuluar rolet e të 5 anëtarëve të bandës kriminale të përfshirë në këtë atentat të mirëorganizuar. Ekzekutori është marrë jashtë Shqipërisë, ndërsa të tjerët janë të gjithë shqiptarë.
Policia gjatë operacionit të koduar “Enigma” ka shkatërruar grupin kriminal si dhe ka sekuestruar një arsenal armësh, të cilat ishin të mjaftueshme për luftë.
Në pranga janë vënë, Elton Halipaj, 36 vjeç, Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, grek, Malvin Dinellari, 30 vjeç dhe Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Policia thotë se është shpallur në kërkim 41-vjeçari (Altin) Aurel Hoxhallari, lindur e banues Tiranë. Ai dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal. Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të Devi Kasmit. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.
Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.
Grupi kriminal rrinte në një vilë në periferi të Tiranës, ku është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizonit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
– 4 armë automatikë
– 2 snajper
– 4 pushkë automatike
– 1 armë antitank me 2 predha
– 1 bombë me telekomandim në distancë
– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
– 4 radio marrëse
– 1 dron
– 110 kg kanabis
– 2 maska
Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



