E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Zegjineja infekton Olta Xhaçkën me ‘perlat’ e saj
Lajme

VIDEO/ Zegjineja infekton Olta Xhaçkën me ‘perlat’ e saj

Jo vetëm deputetët e rinj të Partisë Socialiste, por edhe ata me përvojë të gjatë në Kuvend duket se nuk po ia dalin mbanë me shifrat. Kjo u vu re sërish gjatë diskutimeve për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ish-ministrja Olta Xhaçka u ngatërrua disa herë me mënyrën e paraqitjes së të dhënave financiare.

Gjatë fjalës së saj në Komision, Xhaçka tentoi të shpjegonte rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm, por formulimet e saj krijuan konfuzion:

“Krahasuar me vitin 2025, buxheti rritet me 6263 mijë milionë lekë ose 12% më shumë, duke reflektuar 2.6 milionë lekë më shumë për shpenzime personeli, 2.2 miliardë lekë për mallra dhe shërbime, 647 milionë lekë shtesë për investime me financim të brendshëm dhe 800 milionë lekë për investime me financim të huaj.”

Në një tjetër moment, ajo shtoi:

“16 mijë e 584 milionë lekë me financim të brendshëm, 13 mijë e 12 milionë lekë me financim të huaj.”

Formulime të tilla kanë ngjallur reagime dhe ironi në rrjetet sociale, ku qytetarët vënë në dukje mungesën e qartësisë në mënyrën si paraqiten shifrat nga vetë deputetët që votojnë buxhetin e shtetit.

Por Xhaçka nuk është e vetmja që ka pasur vështirësi me numrat. Pak ditë më parë, edhe deputetja socialiste Zegjine Caushi u ngatërrua gjatë fjalës së saj në seancën plenare, ndërsa fliste për rritjen e pagës minimale:

“Do të rritet paga minimale për 3 mijë e 700 mijë e 800 e 5 punonjës, të cilët do të marrin shumë e premtuar 500 euro.”

Gafat me shifrat duket se janë kthyer në një fenomen të shpeshtë në sallën e Kuvendit, duke vënë në pikëpyetje përgatitjen dhe seriozitetin me të cilin përfaqësuesit e mazhorancës i prezantojnë politikat ekonomike të qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.