E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/I dehuri sulmon me thikë njerëzit në rrugë
Publik News

Video/I dehuri sulmon me thikë njerëzit në rrugë

Një person nën efektin e alkoolit ka sulmuar me thikë katër persona në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të premte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syrja Dylgjeri” ku autori i kësaj ngjarje i identifikuar si G.Sh, është konfliktuar fillimisht me dy persona në rrugë dhe më pas i ka qëlluar me thikë.

Për të shuar konfliktin kanë ndërhyrë edhe dy persona të tjerë, të cilët gjithashtu janë goditur me thikë nga i dehuri. Të plagosur kanë mbetur E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar në Elbasan. Autori i plagosjes është shpallur në kërkim nga policia dhe vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.04.2018 në Lagjen “Syrja Dylgjeri” shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit:

E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan

Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.