E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Videoja që po përlot botën: Infermierja në Kinë nuk takon dot vajzën, mes lotësh e përshëndet nga larg
Publik News

Videoja që po përlot botën: Infermierja në Kinë nuk takon dot vajzën, mes lotësh e përshëndet nga larg

Virusi është kthyer në frikën e të gjithëve, sidomos në Kinë, në vendin ku u përhap virusi.

Personat e prekur apo ata që po punojnë për t’i shpëtuar, prej kohësh nuk takojnë familjarët e tyre nga frike se mos ua ngjisin.

Së fundmi, një video prekëse është bërë virale në rrjet ku tregon një infermiere e cila nuk mund të takojë dot vajzën e saj nga frika se mund të ketë koronavirus pasi është gjatë gjithë kohës në shërbim të pacientëve të prekur.

Vajza i kishte sjellë asaj ushqim të cilin e lë në shesh dhe më pas e ëma e merr, duke shmangur kontaktin fizik.

Mes lotësh ato përshëndeten nga larg dhe momenti i ka përlotur të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.