E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vidhte çantat dhe telefonat vajzave, pranga 23-vjecarit
Lajme

Vidhte çantat dhe telefonat vajzave, pranga 23-vjecarit

Ka rënë në prangat e Policisë një 23-vjecar i cili akuzohet për kryerjen e tre vjedhjeve.

Ndalimi i tij u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe  aparatin celular.

Njoftimi i policisë:

Tiranë-Zbardhen 3 vjedhje me dhunë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çanta“ nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Ndalohet një 23-vjeçar si autor i dyshuar i tre “Vjedhjeve me dhunë”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Çanta” bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D. L., 23 vjeç.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe  aparatin celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.