E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vietnam, takimi Trump – Kim Jong
Bota

Vietnam, takimi Trump – Kim Jong

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un do të nisin të mërkurën takimin e tyre të nivelit të lartë, të shoqëruar me një darkë. Ata pritet të diskutojnë rrugën drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean, në samitin dyditor që mbahet në Hanoi të Vietnamit.

Para mbajtjes së takimit me Kimin, Trump është takuar me kryeministrin vietnamez dhe politikanë tjerë, njofton REL. Trump ka lavdëruar vendin nikoqir të samitit, në një postim në Twitter, duke thënë se “Vietnami është duke përparuar sikurse pak vende në botë. Koreja Veriore mund të jetë njësoj dhe shumë shpejt, nëse denuklarizohet”.

Takimi në Hanoi pritet të krijojë rrugën për përmbushje të zotimeve, që janë bërë në samitin e kaluar në Singapor. Në takimin e vitit të kaluar, të dy liderët janë pajtuar për të punuar drejt denuklearizimit, mirëpo pak përparim është parë në këtë proces. Megjithatë, Trump ka thënë para takimit të së mërkurës, se nuk është duke i bërë presion Koresë Veriore për heqje dorë nga armët.

“Nuk dua t’i bëj presion askujt. Vetëm nuk dua testime. Për aq kohë sa nuk ka testime, ne jemi të lumtur”, ka thënë ai. Uashingtoni ka thënë më parë se Koreja Veriore duhet të heqë dorë njëanshëm nga armët bërthamore, nëse dëshiron të ketë lirim nga sanksionet
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.