E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vihet në pranga   pedofili në Tiranë
Publik News

Vihet në pranga pedofili në Tiranë

TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një pedofil me origjinë nga Dibra, por banues në Gjirokastër.

Ai u kap në flagrancë nga policia në qendër të kryeqytetit, pasi ishte në tentativë për të abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Policia në rrugë operative është vënë në dijeni të këtij rasti, se ai joshte vajza të mitura apo adoleshente për të kryer marrëdhënie me to.

Sipas oranews, menjëherë prokuroria e Tiranës ka autorizuar një vajzë, e cila ka hyrë në bisedë me pedofilin nga Gjirokastra, duke bërë që ai të udhëtojë nga qyteti Jugor në Tiranë.

Në mesazhet që policia ka sekuestruar në telefonin e tij, ai i kërkon vajzës të kryejë marrëdhënie edhe pse vajza është e mitur.

Pedofili i kërkon asaj që të takoheshin në qendër të Tiranës, në një ditë kur prindërit e saj të ishin në punë dhe pasi të mbaronte shkollën. Sipas “skenarit”, vajza do linte orën e kursit të frëngjishtes dhe të shkonin të qëndronin së bashku.

Por e gjitha u finalizua me arrestimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.